Sport Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin nga detyra për Armando Dukën

Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin nga detyra për Armando Dukën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin e ushtrimit të një detyre apo një shërbimi publik për Armando Dukën.

Avokatët e Dukës kishin kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, kërkesë kjo e cila nuk u pranua.

Tre ditë më parë, Duka u zgjodh president i FSHF-së, për një mandate të gjashtë.

Në fuqi mbetet dhe pezullimi i sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe Ardian Haçin.

Duka dhe dy zyrtarët e FSHF po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.