Kuriozitete Kërkimet në Google, amerikanët ngatërrojnë koronavirusin me birrën Corona

Kërkimet në Google, amerikanët ngatërrojnë koronavirusin me birrën Corona

Shumë amerikanë po i drejtohen Google për të mësuar më shumë për virusin kinez koronavirus, por po e ngatërrojnë me birrën meksikane Corona Extra.

Kërkimet mbi koronavirusin dhe birrën Corona kanë arritur kulmin në motorin e kërkimit që kur janë konfirmuar rastet e para me virus në SHBA. Sipas Google, kërkimi për këto dy gjëra është rritur me 1100%.

Gjithsesi, ka shumë mundësi që në shumicën e rasteve, shumë njerëz që kanë shkruajtur “korona”, Google e ka plotësuar vetë frazën “birra korona”.

Por, jo vetëm amerikanët janë ngatërruar. Kërkime të tilla mbi “birrën korona virus” ka pasur edhe në Singapor, Kamboxhia, Sri Lanka, Australi dhe Zelandën e Re.