Politika “Ku ndodhet Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada?”, a e dinë prokurorët...

“Ku ndodhet Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada?”, a e dinë prokurorët e SPAK ku ndodhet ish-zv.kryeministri?

Arben Ahmetaj duke dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare me Greqinë

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK.

Gazment Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandatave ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumani i cili është edhe prokurori i çështjes që po hetohet për Arben Ahmetaj, nëse ka dijeni se ku ndodhet ish-ministri.

“A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?” pyeti Bardhin kreun e SPAK.

Sipas burimeve, SPAK nuk i është përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendndodhjen aktuale të Arben Ahmetajt.