Bota Miliarderi i Bitcoin vdes në rrethana të mistershme

Miliarderi i Bitcoin vdes në rrethana të mistershme

Miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu, i cili mendohet të ketë zotëruar një pasuri me vlerë rreth 1 miliardë dollarë nga kriptomonedha më e fuqishme në botë është gjetur i mbytur në Costa Rica.

Vdekja e tij konsiderohet një mister, pasi është shumë e ngjashme me përndjekjen e krijuesit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto. Deri më tani njeriu apo rrjeti që fshihet pas emrit mbetet i panjohur dhe i zhdukur.

41-vjeçari, të cilit shumë i referohen si nismëtari i Bitcoin, lë pas një trashëgimi kontroverse.

“Më pëlqen Bitcoin pasi më pëlqen liria. Është kaq e thjeshtë”, ishte shprehur njëherë ai.

Popescu gjithashtu mbante një blog, i cili shumë thonë se promovonte një gjuhë raciste dhe seksiste. Ai është i njohur gjithashtu për themelimin e MPEx, një depozitë për shkëmbimin e monedhave Bitcoin.

Popescu, i njohur me nofkën “Babai i Bitcoin” ka një pasuri që mendohet që kap vlerën 2 miliardë dollarë e cila nuk dihet ku do të përfundojë pasi asetet në kriptomonedha mund të zhduken nëse pronari ndërron jetë, duke shkaktuar kështu një tronditje të mundshme të tregjeve.