Bota OBSH: Europa të marrë shembull nga Italia për trajtimin e pandemisë

OBSH: Europa të marrë shembull nga Italia për trajtimin e pandemisë

Italia është bërë platforma për ekspertizë në Evropë, deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge.

”Kontinenti i Vjetër duhet të mësojë nga qasja e Italisë dhe  Bashkimi Evropian duhet të marrë masa më të guximshme”, theksoi ai.

“Të gjitha vendet, pa përjashtim, duhet të ndërmarrin hapat e tyre më të guximshëm për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga virusi” shtoi Kluge.

”Europa është tani epiqendra aktuale e virusit”, theksoi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge.