Politika Vuçiç pret Ramën dhe flet me krenari për verërat serbe

Vuçiç pret Ramën dhe flet me krenari për verërat serbe

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin serb Beograd ku të enjten do të mbahet takimi i radhës i nismës “Ballkani i hapur”.

Mikpritësi i këtij takimi, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka organizuar një darkë pune ku përveç kreut të qeverisë shqiptare ka qenë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit” – shkruan Vuçiç.