Politika Berisha tregon çfarë do të bënte nëse do ishte kryeministër për të...

Berisha tregon çfarë do të bënte nëse do ishte kryeministër për të përballuar pandeminë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të lejonte testime të gjera të njerëzve edhe në spitale private nëse do të ishte drejtuesi i qeverisë në këtë moment.

Sipas tij, edhe një sërë spitalesh publike kanë kapacitete për të bërë testime. Berisha thotë se bizneset do të falimentojnë në masë.

Berisha: Lidhur me epideminë, do të kërkoja dhe të motivoja në zbatimin e rregullave por të mos i tmerroja kurrë ata. Do të vendosja orare që nuk krijojnë grumbullime.

Pa përjashtim. Spitalet private dhe qendrat tjera. Shqiptarët duhet ta dinë se testimet mund të bëhen Spitali Publik i Shkodrës, Durrësit, i Vlorës dhe Korçës. Sikur të mos mobilizoheshin në duart e spitalit të krye-epidiomologut siç e ka shpallur veten. Është një mashtrim me çizme ajo që thotë se nuk kanë certifikimin e OBSH-së. Është gënjeshtër e paskrupullt.

Do të mobilizoja të gjithë potencialin e shtetit për të përballuar koronavirusin. Mobilizimi i sektorit publik dhe i shtetit është vendimtar për ta mposhtur këtë epidemi. Kryepidiomologu ka vendosur ish-kunatën si zëvendëse. Ky është është skenar oruellian. Ka përcaktuar që duhen bërë testime vetëm për diagnozë. Ky është xhahilllëk. Nëse ti mohon depistimin, ti kërkon të lësh shoqërinë tënde në errësinë e epidemisë.

Pse ky nxjerr mitrolozë? Pse ky flet për male të vdekurish? Për morge që do na grinë si mish qeni. Në qoftë se të tjerët ofrojnë mbështetje dhe ndihmë qytetarëve dhe biznesit, mbajnë fjalë të njerëzishme. A e dëgjuat mbretëreshën? Pse? Sepse po lë pa ndihmë shoqërinë. Ai ka zero ndihma për ta. Apo tallet me ta. Duhet të jetë i lirë që të ndihmojë. Deri më tani janë bërë 250 mln pagesa për klientët e tij. Një kryeministër i përgjegjshëm pezullonte çdo punë publike. E di mirë çfarë janë shpenzimet operative. Të pezullonte të gjitha koncesionet. Por, njeri që të vuante urie nuk do e bëja kurrën e kurrës. Nuk do lejoja të falimentonin bizneset.

E di çfarë thotë ky me garanci sovrane? Unë do të konfiskoj mallin nëse nuk i paguan. 38 mln jepnim çdo vit për pensionistët i shpërblim

Do bëja gjithçka që t’u siguroja mjetet bazë të jetesës dhe ilaçet.

 Biznesit të vogël do t’i jepja kredi pa interes. Do t’u paguaja punonjësit dhe t’u hiqja taksat.

Gjendja është dramatike. Bizneset po shkojnë drejt falimentimeve. Bizneset po japin shpirt, janë në agoni. 80% e kompanive fason që punësojnë 200 mijë vetë janë në falimentim e sipër.