Aktualitet Dy të vdekur dhe 102 raste të reja me COVID

Dy të vdekur dhe 102 raste të reja me COVID

Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 102 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,213 testime që janë kryer, nga ku janë shënuar edhe 208 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 265,275 raste shërimi nga ky virus.

Aktualisht në Shqipëri janë 2,788 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 62 persona po trajtohen nëpër spitale, 6 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 27 shkurt

Raste të reja ditore 102

Të shëruar në 24 orë 208

Të shtruar në spitale 64

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1213

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 807

Fier 401

Elbasan 332

Lezhë 242

Vlorë 199

Berat 193

Durrës 143

Kukës 139

Gjirokastër 139

Shkodër 108

Korçë 70

Dibër 15