Bota SHBA dhe Europa po vlerësojnë mundësinë për një qeveri ukrainase në ekzil

SHBA dhe Europa po vlerësojnë mundësinë për një qeveri ukrainase në ekzil

Zyrtarë perëndimorë bën me dije për CNN se SHBA dhe Europa kanë diskutuar mundësinë se si mund të mbështesin një qeveri ukrainase në ekzil nëse presidenti Volodymyr Zelensky detyrohet të largohet nga vendi.

Diskutimet kanë variuar nga mbështetja e Zelenskyt dhe zyrtarëve të lartë ukrainas në një lëvizje të mundshme në perëndim të Ukrainës në Lviv deri në largimin e tyre nga vendi dhe krijimin e një qeverie të re në Poloni.

Burimi shton se diskutimet janë në fazën paraprake dhe asnjë vendim nuk është marrë, kjo për shkak dhe të rezistencës së presidentit Zelensky për të qëndruar në Ukrainë dhe për t’u përballur me rusët.